SHPËRNDAJE


Para pak ditësh u perhap lajmi se Amazon është duke u përgatitur për lançimin e dyqanit të saj virtual Amazon App Store edhe në Evropë, pasi që i njëjti ka qenë i mundur vetëm  për SHBA.

Nëse keni një Amazon Kindle Fire apo jeni duke shfrytëzuar App Store-in e Amazon ne pajisjen tuaj Android apo IOS sot kemi një lajm te mire për ju ngase nga fundi I muajit Qershor apo fillimi I Korrikut ju do te mund te shkarkoni duke I blere apo falas te gjitha aplikacionet qe përmban Amazon App Store duke përfshirë edhe qindra koleksione te librave.

Me këtë veprim te fundit te Amazon, besohet se kjo kompani do te rrisë vlerën e saj duke u dhëne mundësinë edhe pjesës tjetër te botes (Evropës) te ketë mundësi te shfrytëzoj App Storin e saj.

Tani me është bere një vit qe kur Amazon App Store mund  te instalohet edhe ne te gjitha pajisjet qe kane te instaluar sistemin operativ te Android dhe se fundmi para pak javësh Amazon beri një kontratë edhe me Apple qe ky App Store te behet edhe pjese e Apple pajisjeve (Iphone, Ipad dhe Ipod)  por qe për te shkarkuar aplikacione nga ky dyqan virtual është dashur ose te jeni ne SHBA ose te keni një kredit kartel te lëshuar nga SHBA.

Amazon App Store fillimisht do të lansohet në Britani te madhe, Gjermani, Itali, Francë, dhe Spanjë, ndërsa kompania ka thënë se ka plane që zgjerimi i dyqanit të saj virtual të aplikacioneve të ndodhë edhe në vendet tjera evropiane ku shpresohet qe edhe Kosova te jete pjese e saj.

Edhe pse Amazon nuk ka dhënë asnjë datë të saktë të lançimin të App Store, zhvilluesit e aplikacioneve tashmë mund të dorëzojnë aplikacionet e tyre në platformën e Amazon, aplikacionet mund te krijohet me opsione disa gjuhësorë por jo domosdo ne gjuhen angleze.

Ky lajm është një shenje e qarte e cila sjell lajmin tjetër te shumëpritur e ai është se shume shpejt mund te kemi Shitje te Tabletit te famshëm Kindle Fire edhe ne Evrope. [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE