Ndoshta dikujt i kujtohet Evi, një aplikacion për zë në iPhone i cili është i ngjashëm me Apple Siri, dhe si duket ketë aplikacion tani e ka blerë Amazon në një marrëveshje me vlerë prej 26 milion dollarësh amerikanë.
Në kohën kur Evi ishte shfaqur në iPhone, Apple kishte kërcënuar me heqjen e aplikacionit për shkak të ngjashmërive të tij më Siri, mirëpo kishte ndryshuar mendjen, dhe aplikacioni është ende në dispozicion në AppStore.
Nga kompania Amazon saktësisht nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndërmend të bëjë me aplikacionin, gjithashtu ka mbetur të konfirmoj për blerjen e kompanisë Evi, por thashethemet thonë se ky aplikacion pritet të përdoret për një smartphone të ri nga Amazon. |ameble|