SHPËRNDAJE

Amazon kindle tvNgjashëm si në të kaluarën thashethemet për smartphone Kindle nga Amazon, për kompaninë Amazon tani thuhet se ka diçka tjetër në plan, kësaj radhe një Kindle TV Set top box.

Sipas Bloomberg, Amazon Kindle TV Set top box mund të lansohet në stinën e vjeshtës, dhe sipas këtij raporti pajisja pritet të shfaq emisione televizive dhe filma tek TV-të nëpërmes internetit.

Amazon Kindle TV do të ofroj video streaming sipas kërkesave nga TV-të, dhe në dispozicion pritet të jetë shërbimi Instant Amazon video dhe aplikacionet sikur që janë tek tabletat Kindle Fire.

Për më shumë detaje do të informojmë me kohë. |ameble|

SHPËRNDAJE