SHPËRNDAJE

Dy vjet më parë, krye-shefi i Amazon-it, Jeff Bezos kishte prezantuar dronin e parë me plan dërgimin e porosive në një segment prej 60 minutave, që më shumë ishte si reklamë se diçka që mund të arrihet. Tani në vitin 2015, sipas planit të atëhershëm ende nuk dërgohen porosi në atë mënyrë, mirëpo kjo nuk do të thotë që kompania e ka lenë anash ketë projekt.

Amazon gjatë fundjavës ka lëshuar një tjetër reklamë të re për ketë shërbim, duke paraqitur tani një dizajn të ri të dronit dhe disa detaje se si në të vërtetë funksionon kjo pajisje. Në video është paraqitur ylli i emisionit “Top Gear”, Jeremy Clarkson, i cili kohët e fundit është futur në partneritet me Amazon-in, për të zhvilluar diçka të re.

Droni i ri duket të jetë i lezetshëm. Dizajni i tij ndodhet diku në mes të një aeroplani dhe helikopteri, duke bërë të mundur zbritjen në tokë vertikalisht, por fluturimin në ajër horizontalisht. Si pajisje mund të udhëtoj deri në 25Km në shpejtësi 90km/h dhe ju gjen sipas vendndodhjes që markoni jashtë shtëpisë.

Kompania nuk ka treguar së kur në të vërtetë do të filloj me ketë projekt, edhe pse arsyeja kryesore për vonesën në lansim janë çështjet me shtetin. /ameble

SHPËRNDAJE