Amazon sot ka prezantuar zyrtarisht smartphone e tyre të parë, siç edhe pritej smartphone-i i tyre ofron disa tipare unike që pak a shumë mund të ndihmojë kompaninë të kap tregun, i cili është mbushur me smartphone të ndryshëm.
Pajisja quhet Fire Phone dhe është i pajisur me ekran IPS LCD HD 4.7-inç Glass Gorilla 3, kornizën nga goma dhe butonat nga alumini.
Nga ana harduerike, është mundësuar me procesor 4-bërthamor 2.2Ghz, grafiken Adreno 330 dhe 2GB RAM memorie. Gjithashtu ka kamerën 13-megapikselë me stabilizim optik të imazhit. Një opsion të ri që posedon ky smartphone është se ka një buton të dedikuar për kamerë i cili ofron hapësirë për foto pa kufizim në Amazon Cloud Drive.
Prime Music është e përfshirë gjithashtu, sepse ky është një shërbim i ri i Amazon-it për muzikë. Nëse dëshironi ta përdorni smartphone-in për të lexuar, ketë mund ta bëni gjithashtu me Fire Phone, natyrisht kjo mund të bëhet edhe nga smartphone tjerë.
Një tjetër tipar i mirë në ketë model është quajtur Firefly, që mund të detektoj më shumë se 100 milionë objekte duke përdorur viewfinder nëpërmes kamerës, pastaj, mund të shtoni ato gjësende në karrocën e blerjes online dhe të blini ato nëpërmes Amazon-it. Ky tipar e ka mundësinë e njohjes së filmave, shfaqjeve televizive dhe muzikës.
Tani nëse ju kujtohet është përfolur shumë për pamje apo kamerën 3D? Kjo është shpjeguar ndryshe. Smartphone-i ka një ndërfaqe 3D që Amazon e ka quajtur “perspektivë dinamike”, e cila shton thellësi të ekranit në smartphone, kështu që pamja nuk duket e sheshtë dhe ndryshimet vërehen në perspektivë gjatë lëvizjes së kokës në katër anë rreth pajisjes. Amazon ketë opsion do ta përdor për blerje online, kështu që mund të shihni perspektiva të ndryshme të imazheve të produktit para se të zgjidhni ato për blerje.
Ky smartphone për shitje do të jetë me kontratë dy-vjeçare nga AT&T me 32GB hapësirë për 199.99$, ose për 299.99$ me kontratë dy-vjeçare me 64GB. Nuk ka ende informata së a do të shitet dhe kur do të shitet pa kontratë dhe në vende tjera. Gjithashtu pë karakteristikat e plota do t’i shfaqim në ditët në vijim./ameble