Amazon ka prezantuar modelet e reja të tabletëve Kindle Fire, të quajtur Amazon Kindle Fire HDX, pajisje kjo që vjen më dy madhësi njëra me ekran 7 inç dhe tjetra me ekran 8.9 inç.

Kindle Fire HDX

Amazon Kindle Fire HDX posedon karakteristika të njëjta pavarësisht madhësive të ekranit, të dy pajisjet janë mundësuar nga procesorë 4-bërthamor 2.2Ghz Qualcomm Snapdragon 800, 2GB RAM dhe me mundësi zgjidhje për memorien interne 16GB, 32GB ose 64GB.

Kindle Fire HDX me 7 inç përmban rezolucion 1920 X 1200 pikselë në 323 ppi, kurse Kindle Fire HDX 8.9 inç përmban rezolucion 2560 X 1600 pikselë në 339 ppi.

Të dy modelet shfaqen me platformën OS Fire 3.0 “Mojito”, dhe vijnë me kamere frontale HD për video thirrje kurse modeli me ekran 8.9 inç ekstra ka edhe kamerën 8 megapikselë të pasme e cila mund të incizoj video me definicion të plotë në 1080p.

Amazon Kindle Fire HDX me 7 inç 16GB me pakicë do të shitet për 229 $, kurse modeli 8.9 inç për 379 $.

Kompania Amazon ka hapur mundësinë e blerjes me para-porosi dhe shtija do të filloj nga 2 Tetori, për më shumë detaje mund të gjeni tek Amazon. |ameble|