SHPËRNDAJE

Duke u bazuar në të dhënat e NPD DisplaySearch, shumë tabletë të Kindle  tani më janë duke u prodhuar.

Siç po duket Kinde Fire 2 ka qenë në pritje të Google Nexus 7 që më pas të shfaqë  madhështinë tij. Amazon do te sjellë në treg së paku tri produkte të reja që bazohen në modelin Kindle Fire, bazuar në analizat e Richard Shim një analist i NPD DisplaySearch. Përgjatë viteve Shim ka dëshmuar se mbledh informata nga burime të sigurta duke përfshirë burime nga “zingjiri logjistik i korporatave” që përbëhet nga një koleksion i kompanive të cilat prodhojnë komponentët dhe bashkojnë pjesë të ndryshme për të nxjerr produktet e tyre finale.

Nga të  dhënat që ka mbledhur, kjo është çfarë Shim ka zbuluar:

  • 7-inç Kindle Fire 2: me ekran 1,024×600, s’ka kamerë; pritet te promovohet në Shtator.
  • 7-inç Kindle Fire 2:  me ekran 1,280×800, ka kamerë; pritet të promovohet në Shtator.
  • 7-inç Kindle Fire 2: me ekran 1,280×800 ka kamerë dhe 4G, pritet të promovohet në Shtator.
  • 8.9-inç Kindle Fire 2: me ekran 1,920×1,200;

Shim beson gjithashtu që Amazon nuk ka ndërmend të nxjerrë produkte të madhësisë 10 inç, ose se paku jo tani. Nëse këto të dhëna janë të sakta, Kindle Fire mund të  jetë një konkurrent real për Google Nexus 7 duke shtuar në Kindle Fire edhe sistemin 4G dhe ekranin e madhësisë 1,920×1,200.  Si Nexus 7, edhe Kindle Fire do të ketë ekran solid dhe do të  rrisin densitetin e pakselëve  në 216inç. Përderisa Ipad i gjeneratës së tretë përmbante 264 inç piksel, gjithçka mbi 200inç konsiderohet të jetë konkurrues. Kindle Fire i parë shumë ngjyrësh ka 170 inç piksel.

Në kohën që raportojmë nuk kemi të dhëna rreth çmimeve apo datave  të perafërta, por le të presim se çfarë do të na ofrojë Amazon këtë herë.|cnet|  [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE