SHPËRNDAJE

Kompania AMD, sot njoftoi për modelin më të ri FirePro S10000 12 GB të cilin planifikon të fut në linjën e saj të kartelave grafike . Modeli FirePro S10000 12 GB synon të integrohet në pajisje ku bëhet përpunimi i të dhënave të mëdha me performancë të lartë informatikë.

AMD FirePro S10000 12 GB

” Klientët tanë kërkojnë një zgjidhje që ofron rritjen e memories për të mbështetur të dhënat të mëdha të krijuara me produkte dhe shërbime të reja, ” tha David Cummings, Drejtor i lartë dhe menaxher i përgjithshëm në departamentin Professional Graphics AMD . ” Për të përmbushur këtë kërkesë  dhe në përgjigje të kësaj, ne kemi njoftuar për kartelën grafike AMD FirePro S10000 12 GB e cila po ashtu përkrah OpenCL si dhe teknologjitë të fundit më të larta që merren me grafika. ”

Modeli  FirePro S10000 12 GB  do të jetë në dispozicion në pranverë të vitit 2014 dhe AMD nuk ka ofruar asnjë hollësi mbi çmimin e pajisjes. |ameble|

SHPËRNDAJE