SHPËRNDAJE

Beteja në mes të AMD-së dhe NVIDIA-së në tregun e kartelave grafike për PC (Kompjuter) ende vazhdon, këtë javë të dyja kompanitë në kohë të njejtë kanë bërë publike Driver-a beta të ri, jo vetëm që do të përkrahin Windows 8 por edhe do ti japin performancë ekstra disa lojërave për PC.

Në uebfaqen e internetit të AMD-së, kompania ka njoftuar për lirimin e version-it  beta të driver-ave Catalyst 12.11 për disa nga kartelat Radeon të saj. Në mënyrë të veçantë, ata përkrahin Windows 8 për HD 5000, HD 6000 dhe HD 7000 seria Radeon (që gjithashtu përkrahin edhe Windows Vista dhe Windows 7).

Këta driver beta të ri ofrojnë performancë në rritje për lojëra të shumta të PC-ve, duke përfshirë Battlefield 3, Borderlands 2 dhe atë të fundit Medal of Honor: Warfighter. Përveç kësaj, pronarët e kartelave grafike AMD Radeon që janë pjesë e vjetër e serisë HD 2000, HD 3000 dhe HD 4000 që tani mund të shkarkoni versionin për Windows 8 të përshtatshëm me versionin e driver-ave Catalyst 10,6.

Edhe NVIDIA ka lëshuar versionet e reja beta të driver-ave GeForce 310,33. Ata mbështesin Windows XP, 7 dhe 8 në të dy pajisjet për kartela grafike në Desktop dhe Laptop. Tek kartelat e GeForce mund të vëreni rritjen e performancës në lojëra të tilla si Batman: Arkham City dhe të tjera. Kjo gjithashtu shton një numër të profileve të reja SLI dhe përkrahë 3D Vision në shumë lojëra aktuale dhe në ato të ardhshme për PC. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE