SHPËRNDAJE

STIKKNe me kënaqësi ju informojmë se “ameble” tani më është bërë anëtar më i ri i STIKK-ut (Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës).

STIKK – Shoqata e TIK të Kosovës është themeluar në vitin 2008 nga gjashtë kompani anëtare themeluese dhe është mbështetur nga Ministria e Punëve te Jashtme të Norvegjisë, Crimson Capital dhe IKT Norge, me qëllim të vepruarit si një zë kolektiv në sektorin e TIK. Gjatë 5 viteve të veprimtarisë se saj, STIKK arriti suksese të shumta dhe u bë një nga shtytësit kryesorë të industrisë së TIK-ut dhe komunitetit të TIK-ut në Kosovë. Gjatë përpjekjeve drejt zhvillimit të vazhdueshëm të industrisë së TIK, STIKK ka realizuar projekte të shumta që kanë për qëllim promovimin e sektorit të TIK të Kosovës, përmirësimin e kornizës ligjore, implementimin e hulumtimeve dhe analizave specifike të industrisë si dhe të ndihmojë në zhvillimin e profesional të aktorëve të sektorit. STIKK aktualisht ka mbi 125 anëtarë të cilët përfaqësojnë 90% të gjithë tregut të TIK në Kosovë.

ameble si anëtar më i ri i kësaj shoqate, me plot përkushtim do të ndihmoj dhe kontribuoj për realizmin të misionit dhe vizionit të shoqatës që ka një rol qendror në stimulimin e rritjes dinamike të sektorit të TIK në Kosovë, duke hapur mundësi të reja dhe duke rritur aftësinë konkurruese të sektorit në vend dhe jashtë tij.

Për më shumë rreth profilit në STIKK, klikoni mbi ameble në STIKK. /ameble

SHPËRNDAJE