Zhvillimi i teknologjisë sot nuk ka të ndalur. Prodhuesit e ndryshëm të teknologjive tani më janë futur në garë për të krijuar pajisje me dizajne të veçanta, atraktive dhe tërheqëse. Një prej prodhuesve të USB memories Hyunsoo, ka krijuar një USB memorie të quajtur “Amoeba USB memorie modulare” e cila përbëhet prej disa USB memorie më të vogla.
Këto USB të vogla mund të përdoren ndaras, mirëpo pasi që bashkëngjiten njëra me tjetrën, automatikisht sinkronizohen dhe krijojnë një USB memorie të madhe. Amoeba USB ju ndihmon shumë për të ruajtur të dhënat në sasi të mëdha si dhe në organizimin e llojeve të veçanta të të dhënave. |ameble| [divider top=”0″]