SHPËRNDAJE

Që nga versioni Android 1.5, çdo update në Android që ka bërë Google i ka emruar me një emër te ëmbël, duke filluar me çdo shkronjë të njëpasnjëshme të alfabetit. Këta emra përfshijnë Gingerbread, Donut, Eclair, Honycomb dhe update-i më i fundit Ice Cream Sandwich.

Por tani, google më sa duket rastësisht ka konfirmuar se versioni i ardhshëm i Android-it do të quhet “Jelly Bean” dhe do të mbanë versionin 4.1. Së pari do të filloj në Samsung Galaxy Nexus, nuk është kjo një befasi qe telefonat Nexus nga Google janë të parët qe marrin update-in nga Android. Ende nuk dihet mirpo një gjë është e sigurt që browser-i Chrome do të përfshihet në të, gjithashtu ne përgjithësi ky sistem operativ pritet të jetë më efikas sidomos me procesorë dual-core dhe quad-core.

Nga e gjithë kjo, informata me të hollësishme do te marrim nesër (27 qershor) kur edhe do te mbahet konferenca e Google I/O, është e mundur qe në te njëjtën ditë të jepen disa informata lidhur me tabletin Nexus 7 qe është ne bashkëpunim me Asus. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE