Përdoruesit e smartphone-ve Galaxy S3 në Irlandë ishin me më shumë fat se vendet e tjera të botes, sepse janë të paret që do të kenë mundësin që të bëjnë përditësimin e sistemit të tyre në versionin Android 4.3 i cili me vete do të sjell shumë risi.
Presim së shpejti që ky përditësim të jetë i gatshëm edhe për përdoruesit në vende të tjera si dhe për vendin tonë.
Ky përditësimi i versionit Android 4.3 është i madhësisë rreth 932MB, prandaj sigurohuni që të keni hapësirë të mjaftueshme në smartphone-in tuaj .
Çfarë në fakt sjell ky përditësim? Në vijim do t’i paraqesim disa tipare kryesore të Android 4.3;
- Mbështetje për Galaxy Gear
- Pamja e re e TouchWiz
- LockScreen i ri
- Tastiera e re nga Samsung
- Sistemi i ri i kamerës
- Aplikacionet e reja nga Samsung duke përfshire kalkulatorin, orën, kontaktet, galerinë dhe muzikën
- Implementimi i komandave me zë
- Përshtatja e aplikacioneve në të tërë ekranin
- Mundësia e bartjes në SD kartel
Këto ishin vetëm disa nga funksione dhe mundësit e reja të ofruara me përditësimin e ri dhe bëhuni gati për të ndryshuar së shpejti pajisjen tuaj Samasung Galaxy S3. |ameble|