SHPËRNDAJE

Android 4.4.3 AmeblePërderisa shumë pajisje Android nëpër botë janë duke pritur arritjen e përditësimit të fundit nga Google Android 4.4.2 KitKat, Google me gjasë është duke testuar versionin 4.4.3 të Android i cili njihet me emrin e numrin e ndërtimit KTU72B.

Ky informacion vjen nga njëri prej zhvilluesve softuerik me emrin LLabTooFer i cili është pjese e skuadrës qe po merren me këtë zhvillim. Asnjë e dhënë rreth asaj se çfarë do të përmbaj  Android 4.4.3 nuk është publikuar.

Njëra prej gjërave të përfolura në përditësim mund të jetë edhe rregullimi i problemit me kamerë dhe bateri në disa pajisje e në veçanti atij të Nexus 5. Lansimi i këtij versioni të Android pritet të ndodh në konferencën I/O që do të mbahet në muajin Qershor. Kështu që vetëm pak muaj na ndajnë nga përditësimi 4.4.3.  /ameble

SHPËRNDAJE