Ky është një moment historik për kompaninë Google. Për herë të parë pas shumë dekada, Android u emërua si sistemi operativ më i përdorur, kjo shkaktoi largimin e Microsoft Windows-it nga vendi i parë.
Duke u bazuar në raportimet e kompanisë StatCounert e cila merret me analizimin e qarkullimit të uebfaqeve, Android i Google-it është sistemi operativ më i populluar në botë në termet e përdorimit total të internetit në Kompjuter, Laptop, Tablet, dhe Smartphone.
Duke shikuar në përdorimin e internetit në përgjithësi, Android paraqet 37.93% të përdorimit të internetit në Mars, kurse Windows vetëm 37.91 %.
Megjithëse Windows nuk është shumë pas, dalja në avantazh e Android përshkruhet nga CEO i kompanisë StatCounter si një “moment historik në historinë e teknologjisë”
Kjo arritje është se kohët e fundit janë duke u përdorur më shumë Smartphone sesa Kompjuter ose Laptop, dhe njerëzit janë duke harxhuar më shumë kohë dukë kërkuar në internet nga Smarphone sesa nga Kompjuterë.
Përgjatë Marsit të 2017-ës, përdoruesit e Sistemit Operativ Apple ishin tri herë më aktiv në Smartphone sesa në Laptop. /ameble