SHPËRNDAJE

5 vjet më parë Google ka bërë instalimin e tyre të parë të Android-it, i cili ishte futur në një telefon T-Mobile G1 që ndryshe është njohur edhe si HTC Dream (shih videon më poshtë). HTC Dream ishte produkti i parë komercial që posedonte sistemin e ri operativ Android i bazuar në Linux.

Që atëherë Android është rritur në një sistem operativ masiv në tregun global të smartphone-ve, i udhëhequr nga produktet Samsung me 64% deri në Mars 2013 dhe nga Korriku 2013 llogariten 11.868 modele të ndryshme të pajisjeve në gjithë botën që posedojnë sistemin Android.

Statistika të tjera përfshijnë instalimin e 48 miliardë aplikacioneve nga Google Play Store si dhe ka pasur 1 miliardë pajisje Android të aktivizuara deri me 3 Shtator 2013 . Kjo është një arritje e madhe për këto 5 vite, tani pyetja është se çfarë pritet nga 5 vitet e ardhshme? |ameble|

[youtube id=”hZgCVqs_P-w” width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE