Drejtori i Përgjithshëm i Google-it Larry Page sot ka konfirmuar se shefi i Android-it Andy Rubin po largohet nga pozita e tij aktuale në Google.
“Duke tejkaluar edhe objektivat ambicioze që kemi ëndërruar për Android-in dhe me një udhëheqje dhe ekip vërtetë të fortë në vend, Andy mendon se është koha për të dorëzuar frerët dhe të fillojë një kapitull të ri në Google,” ka shkruar Page në blogun e Google-it.
Tani Sundar Pichai do të kryesojë ekipin e Android-it dhe gjithashtu ai do të vazhdojë të udhëheqë përpjekjet e Google-it me Chrome dhe Aplikacione. |ameble| [divider top=”0″]