SHPËRNDAJE

Samsung ka bërë të ditur se në televizorët e tij “smart” është në dispozicion edhe loja jashtëzakonisht e popullarizuar Angry Birds nga kompania Finlandeze Rovio.

Duke përdorur teknologjinë e Samsung të kontrollit me lëvizje, përdoruesit për herë të parë mund të luajnë Angry Birds në një ekran të madh televiziv dhe të kënaqen në përvojën e zmadhuar, virtuale dhe interaktive të të luajturit.Vetëm me një tundje të dorës lojtarët mund të kontrollojnë veçoritë e lojës duke përfshirë të lëvizurit e hobes (praqkës) së vogël dhe aktivizimin e aftësive unike të çdo shpendi.

Për Smart TV lojën e parë të zhvilluar për tu kontrolluar me lëvizje, Samsung ka bashkëpunuar nga afër me Rovio-në gjatë viteve të fundit, dhe loja do të jetë në dispozicion në TV-të e Samsung-ut për vitin 2012 me funksionin Smart Interaction, duke i bërë update software-it më të ri të inkorporuar.

Pas lançimit të këtij aplikacioni, Samsung planifikon të ofrojë edhe Video on-Demand Angry Birds animacione të zhvilluara nga Rovio./ameble.com/ /tech2.in.com/

 

 

 

 

 

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE