Rovio Mobile kanë rilansuar lojën e tyre Angry Birds për platformën e Microsoft-it Windows Phone, ky versioni i ri posedon 100 nivele të reja dhe gjithashtu përkrah Xbox Live Achievements.
Versioni i ri i Angry Birds tani përkrah edhe smartphone-et me kapacitet memorie 256MB RAM, si Nokia Lumia 610 dhe shumë tjerë. Loja momentalisht është falas deri më datë 15 Maj.
Nëse shkarkoni këtë version të ri, ai nuk do të fshijë lojën tuaj të vjetër nëse posedoni, duke përfshirë yjet dhe arritjet e niveleve që keni bërë. Të dy versionet janë krejtësisht të ndara!
Për më shumë detaje në lidhje me ketë version të Angry Birds për Windows Phone mund të gjeni në blogun Rovio. |ameble|