SHPËRNDAJE

Dropbox -  Windows PhoneTë dyja edhe Microsoft edhe Dropbox kanë njoftuar për partneritetin e përbashkët që ka të bëjë me integrimin Office-it, si dhe ruajtjen e të dhënave online në Dropbox. Ata që më së shumti do ta mirëpresin ketë lajm janë pronarët e pajisjeve me Windows Phone.

Nga kjo kuptojmë se nuk ka më nevojë të instalohen aplikacione të palës së tretë duke përfshirë CloudSix, edhe pse ndoshta do të marrë pak kohë deri sa aplikacioni Dropbox për Windows Phone të vijë në dispozicion. Një gjë është e sigurt nga tani se aplikacioni është në përgatitje dhe është thënë të vijë gjatë muajve të ardhshëm.

Shpresojmë të kemi një datë të caktuar së shpejti. /ameble

SHPËRNDAJE