Aplikacioni Flipboard është një aplikacion shumë i njohur në platformat Apple iOS dhe Google Android, kurse tani kompania ka filluar me lansimin e aplikacionit të tyre edhe në Windows Phone.

Flipboard më Windows Phone ka filluar kur u lansua smartphone-i i ri Microsoft Lumia 830, mirëpo tani aplikacioni është në dispozicion edhe për pajisjet e tjera me Windows Phone, që kanë 1GB RAM apo më tepër, dhe gjithashtu mund të funksionoj me pajisje që posedojnë versionin Windows Phone 8.1.

Me shumë detaje në lidhje me aplikacionin Flipboard për Windows Phone mund të gjeni në ueb-faqen e kompanisë në ketë link, dhe gjithashtu mund të  shkarkoni aplikacionin falas nga Windows Phone Store. /ameble