Google ka publikuar një aplikacion të pavarur të kamerës për pajisjet që posedojnë platformën Android 4.4 e më lart, duke sjellje kështu disa karakteristika të mira. Aplikacioni në vete përmban një pamje të hijshme, çdo gjë është shumë e thjeshtë dhe përshtatet me shumë pajisje Android.

Google Camera Android

Aplikacioni Google Camera kryesisht fokusohet në përvojën e ndërfaqes (UI), për të qenë më i lehtë për përdoruesin gjatë përdorimit. Aplikacioni vjen edhe me disa karakteristika të mira, duke përfshirë Photo Sphere, Lens Blur, Panorama mode me rezolucion të lartë dhe pamje 100%.

Nëse nuk jeni të kënaqur me aplikacionin e kamerës së smartphone-it tuaj atëherë ky aplikacion për kamerë që ka zhvilluar Google mund të jetë një alternativë e mirë, edhe pse duhet të keni një smartphone (ose tablet) që posedon versionin e platformës Android 4.4 Kitkat e më lartë. Aplikacioni mund të shkarkohet nëpermes PlayStore dhe është pa pagesë./ameble