A jeni të pasionuar në ndryshimin e shpeshtë të prapavijës së ekranit tuaj?

Aplikacioni jonë i javës këtë radhë është Wallpapers nga Google.

Ky aplikacion ju lejon që ta zbukuroni prapavijën e smartphonit tuaj me një koleksion të madh të fotografive, duke lejuar që të zgjedhni nga fotografitë tuaja personale e deri tek ato nga Google Earth.

Një mundësi shumë e mirë është edhe vendosja e shumë fotografive tek kategoria “Favorites” dhe çdo mëngjes do ta filloni me njërën nga ato fotografi në prapavijë.

Për ata që e dëshirojnë këtë aplikacion mund ta shkarkojnë direkt nga Play Store përmes linkut këtu./ameble