SHPËRNDAJE

Në AppStore ka me miliona aplikacione te shkëlqyera te cilët kanë grafiken e pastër, janë lojëra shume interesante dhe shume fitimprurëse, por ka shumë pak aplikacione te krijuara nga njerëz qe njohim ne. Sot ekskluzivisht e sjellim për ju lojën Ninja SQ nga miku ynë Amar Syla.

Është një loje argëtuese, shume e thjeshte, dhe me një fjalë te kënaq duke luajtur. Duke pare kushtet qe ka Kosova për te krijuar kesilloj gjera Amar Syla ka arritur ne një nivel mjaft te larte duke krijuar një loje interesante. Ka shume lojëra me një ndërtim te këtillë, por shumica e tyre nuk janë falas gjë qe e ul nivelin e lojës.

Kjo loje ka bere një “season update” sot, ku e ka ndryshuar dizajnin për stinën e dimrit. Loja ndërtohet ne atë se sa shume mundet qe ninja te kaloje neper pengesa dhe te arrije sa me lart. Dizajnët e reja te kësaj loje do te vijnë shume shpejte.

Një ngecje është se kjo loje nuk ka pengesa apo shume bonuse qe te argëtojnë, por duke e ditur se loja është ne
versionet fillestare, kjo loje do te zhvillohet me tej sigurisht. NINJA SQ mund ta gjeni ne appstore e optimizuar vetëm për iPhone Falas. Mikut tone dhe kontribuuesit e stafit tone i urojme suksese. |iPhone-SHQ| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE