Fansave të muzikës shumë shpejt mund t’ju ofrohet një aplikacion shtesë në listën e shkarkimeve, nëse thashethemet e fundit të shërbimit të ri muzikor nga Twitter janë të vërteta.
Shërbimi Mikro-Blogging është duke përgatitur një aplikacion të pavarur për muzikë që mund të filloj këtë fundjavë në një organizim në Coachella Valley Music dhe Festivalin e Arteve në SHBA.
Twitter tashmë ka futur hundët në tregun muzikor nga koha kur ajo bleu shërbimin muzikor për këngë të quajtur “We Are Hunted” që me bazë është në San Francisco. Përderisa “We Are Hunted” ka vendosur të shuhet, anëtaret e saj kanë formuar bazën e aplikacionit për muzikë në Twitter.
Sipas AllthingsD, aplikacioni do të sugjeroj artistë dhe këngë për të dëgjuar, në bazë të informatave të tilla sipas llogarive që ju përcillni në Twitter.
Twitter nga ana e tyre nuk ka komentuar për spekulimet e bëra, por shumë burime duket të jenë të njoftuara për shërbimin Twitter Music që si duket do të jetë edhe emri i këtij aplikacioni. |ameble|