E plotësuar 22:04: Nëpërmes rrjeteve sociale Viber ka njoftuar se ka një problem që sipas tyre duket të jetë i përkohshëm. Ata kanë falënderuar për durimin dukë thënë se janë duke punuar që të kthejnë shërbimin sa më shpejt që është e mundur (shih komentin me poshtë).

 

20:39: Aplikacioni Viber i cili tek ne përdoret në masë të madhe po përballet me disa probleme, dhe përdoruesit nuk mund të dërgojnë mesazhe apo bëjnë thirrje. Deri me tani nuk ka asnjë prononcim zyrtar sa i përket këtij problemi. Nuk është e konfirmuar gjithashtu nëse problemi është për të gjitha vendet në botë. Për çfarëdo lajmi zyrtar do të njoftojmë me kohë.

Viber është një aplikacion për pajisje mobile që u mundëson përdoruesve të shkëmbejnë tekst mesazhe dhe bëjnë thirrje me zë. Ky aplikacion përdor lidhjen e internetit nëpërmes operatoreve apo rrjetin Wi-Fi dhe si aplikacion është në dispozicion për shumicën e platformave, duke përfshirë iPhone, Android, Windows Phone dhe Blackberry. /ameble