Shërbimi Microsoft Xbox Music  nga sot është në dispozicion edhe si aplikacion për pajisjet iOS dhe Android. Aplikacioni ofron muzikë pa pagesë (me reklama), aftësinë për të shtuar këngë, albume dhe playlist-a të koleksioni i Xbox Music, e cila e ka mundësinë e sinkronizimit me pajisje tjera.

iOS Xbox Music

Një gjë që ky aplikacion nuk e ka është se nuk ofron muzikë offline, opsion ky që Microsoft thotë se do të vijë “së shpejti”. Përveç kësaj, muzika streaming e bazuar nga uebi në Xbox Music, që më parë ka qenë në dispozicion vetëm për abonentë, tani është e hapur për të gjithë. Shërbimi do të qëndrojnë pa pagesë për 6 muaj.

Një përfaqësues i Microsoft-it ka thënë se edhe disa karakteristika të reja do të vijnë së shpejti  të tilla si radioja për ueb dhe ueb playlist-a. Me këto mundësi të fundit, Xbox Music po bëhet një konkurrent serioz për shërbime të tilla si Spotify, iTunes etj.

Aplikacionin Xbox Music për iOS mund ta shkarkoni këtu, kurse për versionin Android këtu. |ameble|