SHPËRNDAJE

Çudirat në teknologji nuk kanë të ndalur! Kohërave të fundit kompanitë gjigante të teknologjisë akuzojnë njëra tjetrën me pretendime të marrjes së patentave, kopjimit të dizajnit etj.

Kur dëgjoni një akuzë ku është përfshirë Apple, zakonisht mendojmë se Apple është iniciator për ti mbrojtur drejtat e kompanisë, por kësaj radhe është e kundërta. Akuzat janë drejtuar në Apple për shkas se ka vjedhur një dizajn.

A thua nga kush është ngritur akuza? Ndoshta duket qesharake por akuza është bërë nga Hekurudhat Federale të Zvicrës, për arsye se Apple ka bërë kopjimin e dizajnit të orës Federale Zvicerane të shërbimit hekurudhor. Apple versionin e kësaj ore e shfaq në aplikacionin iPad e cila është bërë si pjesë e sistemit iOS 6. Sipas MacRumors, të drejtën e autorit për orën e ka Hans Hilfiker, projektuesi i orës, që është në pronësi të shërbimit të Hekurudhave Federale të Zvicrës. Një zëdhënës nga hekurudhat federale ka thënë se ata janë duke u përpjekur të kontaktojnë Apple për të zgjidhur situatën e krijuar që tregon një rast të qartë të kopjimit e bërë nga Apple. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE