SHPËRNDAJE

Camel-AudioCamel Audio shtojca (plugin) e shumë njohur për muzikë, libraria e gjerë për zë si dhe krijuesi i shumë efekteve për muzikë është blerë nga Apple. Camel Audio ka mbyllur ueb-faqen e saj në internetit muajin e kaluar më 8 janar 2015, duke hequr çdo qasje në softuerin e tyre duke mos dhënë asnjë arsye tek përdoruesit e saj. Megjithatë tani janë zbuluar të gjitha.

Kur Camel Audio ishte mbyllur muajin e kaluar ata kishin postuar komentin e më poshtëm:

“Dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për mbështetjen që kemi marrë gjatë viteve, në përpjekjet tona për të krijuar instrumente, efekte të shtojcave si dhe librarinë me zë. Të gjitha këto nuk janë më në dispozicion për blerje siç ishin me parë”. “Ne do vazhdojmë të ofrojmë përkrahje në shkarkime, për blerjet tuaja të mëparshme dhe përkrahjen me e-mail, deri me datën 7 korrik 2015. Ju rekomandojmë që të shkarkoni të gjitha blerjet që keni bërë dhe t’i ruani ato në mënyrë që të mund t’i përdorni në rast nevoje.”

Më herët Camel Audio ofronte pako për kohë të caktuar me çmim për 249$,  që përfshinte më shumë se 1000 tingujt, ose 5.5GB mostra me zë.

Në anën tjetër Apple nuk ka deklaruar se çfarë ka në plan të bëj me ketë blerje. /ameble

SHPËRNDAJE