Apple dhe Coherent NavigationApple Maps ishte lansuar për qëllime të mira, por për fat të keq dhe për shkak se Apple patë nxituar në lansimin e aplikacionit, u lansua me shumë defekte dhe gabime, gjë që asnjeri nuk do të dëshironte një aplikacion të tillë për navigim.

Që nga koha e lansimit dhe gjatë viteve në vijim Apple ka bërë përmirësime në saktësinë dhe në karakteristikat e këtij aplikacioni, e që tani si duket do të marrë përmirësime edhe me të dukshme me blerjen e një kompanie të fundit. Është konfirmuar se Apple ka blerë teknologjinë e GPS-it të kompanisë Coherent Navigation.

Është e paqartë pikërisht se pse Apple ka blerë ketë kompani, por sipas asaj me çfarë merret kjo kompani teknologjia e saj më shumë gjasë do të integrohet në shërbimin Apple Maps, për të ndihmuar në përmirësimin e mëtejshëm të saktësisë së aplikacionit.

Për ata që nuk e din, Coherent Navigation është një kompani që është e specializuar në saktësinë e lartë të GPS-it. Si teknologji është përdorur në projekte të shumta nga ana e qeverisë amerikane e cili përfshinë teknologjinë ushtarake të vendndodhjes.

Ngjarja WWDC 2015 do të mbahet muajin e ardhshëm, ku shpresojmë se Apple do të na jap me shumë informata në lidhje me këtë blerje. /ameble