SHPËRNDAJE

Disa muaj më parë ishte përfolur se kompania Apple ka blerë kompaninë FaceShift, e cila posedon teknologjinë që regjistron lëvizjet e fytyrës. Apple nuk e kishte konfirmuar ketë, poqë pastaj doli se punonjësit e FaceShift-it e kishin hequr kompaninë Faceshift si vendin e tyre të punës, gjithashtu bordi i drejtorëve ishte zëvendësuar si një kompani që punon për Apple.

Për ata që janë kurioz ta dinë, thashethemet kanë dal të jenë të vërteta. Tani sipas një deklarate nga Apple për TechCrunch, është thënë se “Apple blen kompani të vogla të teknologjisë kohë pas kohë, dhe në përgjithësi nuk i diskuton qëllimin apo planet për to.”

Tani për ata që nuk e njohin FaceShift, kompania ka punuar me studio të lojrave dhe animacioneve. Teknologjia e tyre përfshinë mundësinë e regjistrimit të shpejt të lëvizjeve të fytyrës me anë të sensorëve.

Për momentin është e paqartë se për çfarë do ta përdorë Apple një kompani të tillë. /ameble

SHPËRNDAJE