Matcha.tvGjiganti Apple me siguri se ka të holla për të blerë cilën do kompani që është e gatshme për shitje. Ajo tani thuhet se ka blerë aplikacionin për TV/video të quajtur Matcha.tv.

Informacioni vjen nga një burim që pretendon të jetë i njohur me marrëveshje dhe që nuk dëshiron të jetë i njohur për publikun raporton Venture Beat.

Para se të mbyllet, Matcha.tv ishte një aplikacion për pajisje të Apple që ka ofruar një pasqyrë të çdo gjëje në dispozicion për të shikuar përmes ofruesve të ndryshme të televizioneve kabllor dhe shërbimeve video streaming. Aplikacioni gjithashtu mundëson përdoruesit për të menaxhuar atë çfarë i kanë shikuar me herët si dhe ofron rekomandime në video të ndryshme.

Një nga tiparet me rendësi të këtij aplikacioni ishte mundësi për tu lidhur me rrjetet sociale për të parë se çfarë miqtë tuaj kanë shikuar. Ky shërbim është mbyllur në muajin Maj dhe në atë kohë udhëheqësi i kompanisë tha se shërbimi nuk është zhdukur dhe se do të kthehet shumë shpejt me diçka të re.

Apple nuk ka dhënë asnjë deklarim zyrtar për marrëveshjen, por indikacionet janë se ka paguar në mes 1 – 1.5 milionë dollarë për blerjen. Megjithatë, disa burime thonë se çmimi është i pasaktë. |ameble|