Sipas raporteve të publikuara nga TechCrunch dhe The Wall Street Journal, Apple ka blerë startup kompaninë për databaza të quajtur FoundationDB. Apple ka konfirmuar blerjen, por nuk shpjeguar pse ka vendosur ta blejë.
“FoundationDB është një multi-model, që do të thotë se në një databazë të vetme mund të ruhen të dhëna të ndryshme”, kështu është e shpjeguar në ueb-faqen e FoundationDB-së. “Të gjitha të dhënat ruhen dhe shpërndahen në mënyrë të sigurtë.”
Një ekspert që ka folur për Wall Street Journal ka thënë se Apple mund të përdorë disa nga teknologji të FoundationDB-së për të përmirësuar shërbimet e saj iAd dhe iMessage, për të ruajtur me më efikasitet të dhënat. “Ky lloj i teknologjisë për databasa i mundëson kompanisë të procesoj informacione me shpejtësi më të lartë pa shkaktuar ngarkesë të mëdha në serverët.”
Kushtet e shitblerjes nuk janë zbuluar ende nga asnjëra palë. /ameble