Ish raportuesja për teknologji në Wall Street Journal Jessica Lessin ka raportuar se Apple ka blerë Embark, kompani e një aplikacioni për transportin publik, në përpjekje për të përmirësuar shërbimin e saj. Është e paqartë se sa është paguar për ekipin e vogël të zhvilluesve, por kompania thuhet se planifikon të integrojë teknologjinë e tyre direkt për nevojat e veta.
Embark, e cila me vendndodhje gjëndet në Silicon Valley, më herët ka punuar në ndërtimin e aplikacioneve për harta falas të dizajnuara për të ndihmuar pronarët e smartphone-ve nëpërmjet sistemeve lokale të transporteve publike. Kompania është themeluar në vitin 2011, dhe ka krijuar 10 aplikacione për dy platformat Android dhe iOS. Megjithatë, tani duket se Apple ka ndërprerë aplikacionin për Android, edhe pse versioni për iOS është ende në dispozicion për shkarkim falas.
Kjo nuk është kompania e parë e hartave që ka blerë Apple gjatë këtyre viteve, kompania tani zotëron tri aplikacioni të ngjashme, duke përfshirë edhe HopStop, kështu që shpresojmë se edhe kjo e fundit do ti ndihmoj në përmbushjen e nevojave të saja. |ameble|