Të martën, Apple ka njoftuar se hakerët kishin infektuar disa kompjuterë Macintosh të punonjësve të tyre. Nuk kishte asnjë dëshmi të ndonjë vjedhje të të dhënave apo diç tjetër.
Raportohet së Apple është duke punuar për të nxjerr një softuer për mbrojtje dhe do të bëjë lançimin më vonë. Sistemet e infektuara brenda në Apple janë identifikuar dhe ndarë nga rrjeti i brendshëm.
Hakerat e panjohur kanë shfrytëzuar një vegël (bug) nëpërmes softuerit Java duke përdor si një shtojcë (plugin) për shfletuesin ueb. Ky Malware i njëjtë është përdorur për të sulmuar edhe Facebook-un me herët. Sulmi i fundit është bërë jo vetëm në Apple, por edhe në kompani të tjera.
Kompjuterët Apple ishin menduar për një kohë të gjatë të jenë më të sigurtit në industri, edhe pse kjo nuk duket që është për shkak të sistemit operativ së është i pathyeshëm, përkundrazi hakerët nuk e kanë pasur shumë vëmendjen ndaj sistemeve të Apple-it, sepse shumica e kompjuterëve që përdoren në botë janë Microsoft Windows.
Tani ndoshta sepse Apple ka fituar një pjesë me të madhe të tregut mbi Microsoft, për atë arsye hakerat kanë përqendruar paksa ndoshta vëmendjen në produktet e Apple. |ameble| [divider top=”0″]