SHPËRNDAJE

Apple ka filluar të dërgoj ftesa për një ngjarje tjetër të tyre qysh nga dita e djeshme. Ngjarje e madhe e kësaj kompanie është caktuar të mbahet më 16 Tetor në kampin e kompanisë në Kaliforni. Ngjarja do të filloj në ora 10:00 PT e cila tek ne i bie 19:00.

Në ftesë është e shkruar një porosi që thotë “It’s been way too long” (Ka qenë një rrugë shumë e gjatë)! Si zakonisht, kjo kompani gjithmonë mundohet ti mbaj gjërat në fshehtësi maksimale, edhe pse ne i kemi disa thashetheme që janë përfolur dhe mund t’i përmendim shkurtimisht.

Apple 16 Tetor

Ka shumë gjasa që të lansohen modele të reja të tabletit iPad, për arsye se Apple në ngjarjen e fundit nuk ka pasur një të tillë. Nga iPad-et e ri pritet të futet sensori për gjurmë të gishtit TouchID që fillimisht u fut në iPhone 5S. Gjithashtu pritet të vij edhe një pasues i Mac Mini, disa modele të reja MacBook, dhe data e fillimit të sistemit të ri operativ Mac OS X Yosemite. Apple gjithashtu mund të prezantoj planet e tyre për Beats Electronics, kompaninë për muzikë të Dr.Dre-së të cilën e kishin blerë me herët.

Pra këto janë disa nga pajisjet që Apple mund ti prezantoj në ketë ngjarje të organizuar. /ameble

SHPËRNDAJE