SHPËRNDAJE

Apple WatchZëvendës-kryetarja për shitje në Apple, Angela Ahrendts, u ka dërguar një letër të gjithë stafit të kompanisë, me të cilën Apple dëshiron që njerëzit të blejnë pajisjen Apple Watch dhe të tjera online, në vend se të shkojnë fizikisht në dyqane.

Sipas shkresës, Apple do që njerëzit të përdorin aplikacionin AppStore dhe gjithashtu dyqanin online për të blerë Apple Watch dhe MacBook-un e ri të kompanisë.

“Ditët e pritjes në radhë për një produkt, janë e kaluara e klientëve tanë. Aplikacioni AppleStore dhe dyqani ynë online e bëjnë blerjen shumë më të lehtë për Apple Watch dhe MacBook-un e ri. Njerëzit do ta din saktësisht se ku dhe kur do të arrij produkti i tyre. Ky është një ndryshim i rëndësishëm dhe që të arrihet kjo ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Tregoni klientëve tuaj se kemi më shumë në dispozicion online dhe tregoni atyre se sa lehtë është për tu porositur.”

Apple para-porositë për Watch do të filloj t’i pranoj nga kjo e premte kurse pajisjet do të dalin në shitje nga 24 prilli. /ameble

SHPËRNDAJE