Apple dhe Google në njerën anë janë duke luftuar për dominim në tregjet e smartphone-ve dhe tabletëve, mirëpo në anën tjetër të dy kompanitë kanë vendosur të bashkohen në përpjekje për të blerë patentat Kodak në vlerë rreth 500 milion dollarësh amerikanë.
Apple dhe Google po punojnë së bashku për të blerë rreth 1.100 patenta nga Kodak, natyrisht marrëveshjes i duhet ende kohë për t’u konfirmuar zyrtarisht, dhe deri me tani as Google as Apple nuk kanë komentuar për marrëveshjen.
Kjo do të jetë shumë interesante për t’parë nëse do të funksionoj ky bashkëpunim i blerjes se 1,100 patentave, dhe gjithashtu mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë ndikim tjetër në marrëdhëniet e tjera mes Google dhe Apple. |amble| [divider top=”0″]