Sipas Wall Street Journal, si Apple dhe Google po mundohen të bindin programuesit e lojrave për t’i bërë programet e tyre ekskluzive për sistemin e tyre operativ.

Kompanive si Electronic Arts, Gameloft apo ZeptoLabs u janë ofruar vende të përhershme për të publikuar lojrat e tyre në faqen e parë të Play Store dhe App Store. As Apple dhe as Google nuk kanë ofruar para, pasi publikimi i vazhdueshëm i lojrave do të sillte një rritje të shkarkimeve të atyre programeve.

Apple and Google

Një rast që vërteton këtë lajm është rasti kur EA i dha ekskluzivitetin App Store për tre muaj për lojen e shumëpritur Plants vs. Zombies 2. Por shumë programuesë i kanë rezistuar ofertave të Apple dhe kanë preferuar të jenë në të dyja platformat dhe kjo vjen si pasojë e rritjes së përqindjes së pajisjeve Android.

Për Apple, ekskluziviteti ka shumë rëndësi dhe mjaft kompani programuesish i kanë dhënë ekskluzivitet, duke hequr dorë nga tregu i programeve në platformën Android. Është raportuar se edhe Amazon kërkon të marrë ekskluzivitet për disa programe, duke tërhequr klientë për të blerë Kindle Fire dhe smatphone-n tyre të ardhshëm. /ameble