Apple dhe IBM

Ginni Rometty (IBM) dhe Tim Cook (Apple)

Kompanitë Apple dhe IBM kanë njoftuar për partneritetin e tyre të parë për bashkëpunim të ndërsjellët, të dy kompanitë do të punojnë së bashku për të prodhuar aplikacione të reja për iPhone dhe iPad.

IBM do të jetë rekomanduese e pajisje të Apple-it për klientët e biznesit, dhe këta vetëm se kanë filluar një iniciativë të re për softuer të kompanive të cilin e kanë quajtur MobileFirst. Apple në anën tjetër gjithashtu thuhet se do të lansoj shërbimin e ri AppleCare që është projektuar për të përmbushur nevojat e bizneseve.

iPhone dhe iPad janë pajisjet mobile më të mira në botë ku kanë transformuar mënyrën se si njerëzit të punojnë me mbi 98% me Fortune 500 dhe mbi 92% me Global 500 që sot përdorin këto pajisje, ka thënë Tim Cook, kryeshef i Apple-it.

IBM do të shes pajisjet iPhone dhe iPad drejtpërdrejt të konsumatorët e biznesit, pajisjet do të jenë sipas zgjidhjes së kompanive, ku përfshin më shumë se 100 zgjidhje specifike për kompani të ndryshme, kështu që kjo do të përfshijë aplikacione të cilat janë zhvilluar ekskluzivisht për pajisje iOS të Apple-it.

Gjithashtu, do të ketë edhe mundësi të reja nga IBM Cloud që është në dispozicion vetëm për iOS, kjo do të përfshijë sigurinë, menaxhimin e pajisjeve, statistika, analiza dhe shumë tjera.  /ameble