Sipas një raporti të fundit nga ana e WSJ, Apple dhe Yahoo janë në bisedime për të integruar më thellë shërbimet e Yahoo-së tek iPhone-t dhe pajisje tjera iOS, gjithashtu për të zgjeruar shërbimet e Yahoo-së të cilat tashmë veç janë në dispozicion tek platforma iOS.
Për shembull, të dhënat financiare dhe moti për iOS është ofruar nga Yahoo, dhe të dy kompanitë janë të interesuara për të zgjeruar integrimin e Yahoo-së në iOS, me përmbajtje të mundshme të lajmeve të Yahoo-së.
Nuk ka ende detaje të sakta se çfarë kanë në plan kompanitë, edhe pse Apple që një kohë është duke u përpjekur për të hequr integrimet e Google-it nga iOS, duke kujtuar këtu zëvendësimin e Apple Maps me Google Maps në iPhone dhe iPad. Google Search gjithashtu mbetet aplikacioni me i përdorur në iOS që vështir mund të zëvendësohet. |ameble|