Gjiganti Apple u themelua 40 vjet më parë, më 1 prill 1976 nga i ndjeri Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne.
Kompania ka festuar ditëlindjen e tyre të 40-të duke shfaqur një flamur pirat në Infinite Loop selinë e tyre në Cupertino, Kaliforni, të cilën mund ta shihni në foton e poshtme e cila ishte e postuar në llogarinë e tyre në Twitter.
Apple ka filluar në garazhin e Steve Jobs-it 40 vjet më parë dhe tani është një nga kompanitë më të vlefshme në botë.
Produktet e Apple janë bërë shumë të popullarizuara me teknologjitë si iPod, iPhone dhe iPad të cilat kanë ndryshuar edhe mënyrën se si njerëzit i përdorin ato. /ameble