Juria në San Jose ka vendosur të Enjten se Samsung duhet ti paguaj kompanisë Apple 290 milionë dollarë për dëmet që ka shkaktuar gjatë cenimit të disa patentave të Apple-it.
Më herët kompanisë Apple i është caktuar ti paguhen nga Samsung më shumë se 1 miliard $ për të njëjta dëme në një gjyq verën e kaluar, por gjykatësi në këtë rast më vonë vendosi që 450 milionë $ nga 1 miliardë $ ishin llogaritur keq, duke thirrur për rigjykim .
Vendimi është parë si një fitore për kompaninë Apple, i cili ishte në kërkim të një shpërblimi prej 380 milionë dollarë në ketë rigjykim. Samsung ka argumentuar se Apple duhet të marr deri 52 milionë $. Associated Press ka thënë se Samsung e ka pritur një vendim të tillë.
Për të dy kompanitë është planifikuar edhe një rund gjyqësor gjatë muajt Mars të vitit të ardhshëm, lidhur me produktet e reja. |ameble|