Analisti i “Asymco” Horace Dediu ka paraqitur të dhëna që flasin për biznesin fitimprurës të Apple përmes iTunes.
Në një nga bllogjet e fundit të postuara të tij është publikuar një raport me statistika rreth fitimeve që Apple ka përfituar përmes iTunes përgjatë viteve.
Me të vërtet është mahnitëse të shikohen këto statistika kur shohim se sa shumë përfitime Apple ka nga softuerët(aplikacionet), muzika, librat dhe video.
Sipas analizave te “Asymco” del se Apple ka gjeneruar të ardhura prej 3.6 miliard dollar amerikan vetëm gjate 2012. Siç edhe mund të imagjinohet ky është një biznes që ka ngritje deri 20% për çdo vit duke u bazuar në analizat e viteve paraprake.