SHPËRNDAJE

Apple ka konfirmuar se ka arritur me të vërtetë një numër rekord të para-porosive për iPhone 6. Lajmi është raportuar fillimisht nga CNBC. Është ende e paqartë deri më tani se cili model është më i suksesshëm.

iPhone 6s

iPhone 6 Plus gjatë para-porosisë e tregon kohen e dërgesës ku thotë rreth 3-4 javë për çdo model, edhe pse modeli i vogël iPhone 6 4.7-inç gjendet i shpërndarë nëpër depo dhe është i gatshëm të dërgohet tek blerësit nga data 19 Shtator, pra dita zyrtare e lansimit.

Apple me siguri se nuk do të publikoj shifrat përfundimtare para lansimit të pajisjeve. Vitin e kaluar, kompania kishte raportuar se ka shitur 9 milionë iPhone 5S dhe iPhone 5C, gjatë fundjavës së parë përderisa ishin në shitje të dy pajisjet. Shitjet parashikohen të jenë edhe më i madha këtë vit. /ameble

SHPËRNDAJE