SHPËRNDAJE

Apple iRadioËshtë thënë se kompania Apple është duke punuar në një shërbim të ri për muzikë streaming, dhe me sa duket ky shërbim do të quhet iRadio. Shërbimi është vonuar për shkak se Apple-it i është dashur ende kohë për të arritur marrëveshje me disa nga kompanitë e incizimeve.

Sipas një raporti të fundit nga CNET, Apple tashmë ka nënshkruar marrëveshje me Warner Music dhe tani kompania pritet të lansoj ketë shërbim për muzikë streaming në Konferencën e tyre Botërore për Zhvillues (WWDC 2013).

Ende nuk kemi ndonjë hollësi se si shërbimi Apple iRadio do të funksionoj, mirëpo Apple tani ka nënshkruar marrëveshje me sa duket shumicën e kompanive të mëdha që bëjnë incizime, që do të thotë se shërbimi pritet të filloj shumë shpejt. |ameble|

SHPËRNDAJE