SHPËRNDAJE

AppStore ka qenë një sukses i madh për kompaninë Apple, me miliarda aplikacione janë shkarkuar, kjo ka qenë sukses i madh edhe për zhvilluesit e aplikacioneve. Shefi ekzekutiv i Apple-it, Tim Cook ka njoftuar sot gjatë një konference në Goldman Sachs së Apple ka paguar më shumë se 8 miliard $ vetëm për zhvilluesit e aplikacioneve.

Në muajin Janar po të njejtit kishin njoftuar se dyqani online i tyre AppStore kishte arritur 40 miliardë shkarkime dhe në të njëjtën kohë është raportuar për 7 miliard $ që ka paguar për zhvilluesit.

Kjo do të thotë së për vetëm një muaj Apple ka paguar mbi 1 miliard $ amerikanë për zhvilluesit, dhe përderisa AppStore bëhet më i pasur me aplikacione atëherë pagesat për zhvilluesit pritet të rritet edhe me shumë gjatë pjesës tjetër të vitit. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE