iWatch konceptKemi parë disa kompani që u janë futur tregut të orëve të mençura (smartwatch), si Samsung, Pebble, Sony, LG, Motorola. Por deri me tani nuk kemi parë asnjë produkt të këtij lloji nga Apple, që si duket edhe kjo po përpiqet të bëj diçka.

Sipas Financial Times, Apple ka kontaktuar drejtpërdrejt me nën-punës të kompanisë Zvicerane Hublot që dizajnon dhe prodhon orë për ta dizajnuar orën e tyre iWatch, por askush nuk ka qenë i interesuar të merret me këtë produkt të Apple-it.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga drejtori i Hublot-it, ku drejtori thotë se ka parë personalisht email-at që u ka dërguar Apple nën-punësve të tij, dhe thotë se asnjë nën-punës nuk ka qenë i interesuar rreth kësaj apo për bashkëpunim.

Sidoçoft, kjo na le të kuptojm se edhe kompania Apple është duke u interesuar për smartwatch./ameble