SHPËRNDAJE

Primesense AppleBlerja e kompanisë izraelite PrimeSense nga Apple është bërë zyrtare. PrimeSense, nëse ju kujtohet qëndronte prapa sensorëve 3D që janë përdorur në pajisjet periferike Kinect të Microsoft-it, siç ishte Xbox 360. Kompania Apple të dielën për AllThingsD ka dhënë një deklaratë që konfirmon blerjen, edhe pse kjo e fundit nuk i ka diskutuar planet e ardhshme për teknologjinë. Çmimi përfundimtar i blerjes është njoftuar të jetë 360 milionë $ .

Përderisa Apple nuk ka folur se çfarë ka në plan të bëjë, disa raporte thonë se mund të përdoret për televizionet Apple. PrimeSense thuhet gjithashtu se është duke punuar në teknologjitë për pajisje mobile, kështu që ndoshta mund të shohim diçka edhe tek iPhone-et apo iPad-et e ardhshëm.

Përveç teknologjisë 3D të sensorëve, PrimeSense ofron edhe mundësi tjera si kujdes shëndetësor, industri dhe robotikë, që do të thotë se Apple mund të përdorë ketë kompani edhe për qëllime tjera. |ameble|

SHPËRNDAJE