Apple ka lëshuar versionin e fundit për sistemin e tyre operativ, OS X 10.8.4 i cili ka qenë në testim beta për disa javë, përditësimi është tani në dispozicion nga Mac App Store.
OS X 10.8.4 përditësimi i softuerit vjen me disa gabime të rregulluara, disa nga ato se çfarë është rregulluar apo ndryshuar mund të shihni më poshtë.
- Përmirësimet në kalendar të Microsoft Exchange-it
- Përmirësimet në përputhshmëri, kur lidhesh me rrjetet Wi-Fi të ndërmarrjeve të caktuara
- Përmirësimi në përputhshmëri me voiceover në tekst për dokumentet PDF
- Versioni i ri Safari 6.0.5, i cili përmirëson stabilitetin për disa faqe të internetit me opsionet chat dhe lojëra
- Përmirësimet që kanë të bëjnë me renditjen e mesazheve të shfaqur në iMessages
- Përmirësimi i ditëlindjeve në kalendar që është shfaqur gabimisht në kohë për zona të caktuara, si dhe shumë përmirësime tjera që listën e plotë mund ta shihni këtu. |ameble|